BREAKING

0

Vodafone Albania gjithnjë pranë fëmijëve

Prezantohet aplikimi Vodafone Guardian – për të mbrojtur fëmijët nga përmbajtjet e dëmshme

foto 1 qershori

1 Qershori është Dita Ndërkombëtare e Fëmijëve e festuar e tillë në të gjitha vendet e botës. Në  këtë ditë vëmendja e të gjithëve shkon drejt anëtarëve më të dashur të komunitetit, fëmijëve të cilët më shumë se çdo ditë gëzojnë nëpër rrugët e qyteteve duke shijuar aktivitetet dhe festimet në kuadër të kësaj dite si edhe duke marrë dhurata si një ditëlindje e dytë për ta.

Vodafone Albania përmes Fondacionit Vodafone i dedikon një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të mbështetjes sociale projekteve që u vijnë në ndihmë fëmijëve për tu siguruar atyre që buzëqeshja mos të mungojë në asnjë çast dhe për të kontribuuar që të gjithë fëmijët të kenë një fëmijëri të shëndetshme, të gëzueshme dhe sa më të sigurt, pavarësisht problemeve apo kushteve ku disa prej tyre jetojnë. Gjatë vitit që shkoi mëse 1500 fëmijë të grupeve në nevojë përfituan mbështetje prej projekteve të financuara nga ky fondacion. Fondacioni Vodafone punon kryesisht me fëmijë me nevoja dhe aftësi speciale si dhe me fëmijë prej zonave më të varfra të vendit.

Në një kohë kur teknologjia dhe bota dixhitale janë pjesë e pandarë e jetës sonë të përditshme, fëmijët janë kuriozët dhe të apasionuarit më të mëdhenj të zhvillimeve teknologjike. Sot nuk është aspak e pazakontë që një fëmijë të njohë mirë se si të përdore smartphonet më të fundit të hedhura në treg.

Vodafone beson se mbrojtja dhe siguria e fëmijëve është shumë e rëndësishme e për këtë arsye kompania ka prezantuar nje aplikim risi që do t’iu vij në ndihmë prindërve për të mbrojtur fëmijët e tyre nga përdorimi i pakontrolluar i hapësirës informative dhe komunikuese që ofron teknologjia e informacionit. Gjatë një feste me fëmijë të punonjësve të Vodafone organizuar në Dyqanin “Smart Store” të Vodafone në Rrugën M. Shyri në Tiranë, u prezantua aplikacioni Vodafone GuardianDrejtori i Vodafone Albania Dietlof Mare tha se Vodafone përdor teknologjinë në shërbim të krijimit të një jete më të mirë për komunitetet dhe natyrisht fëmijët janë në vëmendje të veçantë të Vodafone. Përveç aplikacionit Vodafone Guardian kompania  tashmë ofron falas në faqen zyrtare të internetit një guidë për prindërit për mbrojtjen e fëmijëve nga përmbajtjet e dëmshme (vizitoni www.vodafone.al/isigurt).

Aplikacioni Vodafone Guardian

Aplikacioni “Vodafone” Guardian për përdorues te telefonave smartphone është ndërtuar posaçërisht për prindërit që të mund të bllokojnë komunikimet e padëshiruara në telefonin që mund të përdoret nga fëmijët. Aplikacioni vendos filtra që kufizojnë hyrjen në internet dhe në funksionalitete të tjera. Ky aplikim aktualisht ofrohet në sistemin operativ Android dhe shkarkohet falas prej portaleve që ofrojnë aplikacione Android.

Vetem duke shkarkuar nga interneti në smartphone aplikacionin Vodafone Guardian, përdoruesit mund të përzgjedhin njerëzit që telefonojnë fëmijën e tyre dhe të vendosin orare për kryerjen e telefonatave, mund të mbrojnë fëmijën e tyre nga SMS të padëshiruara, dhe të kontrollojnë kur ata mund të marrin SMS, mund të kufizojnë ose bllokojnë funksione si: lidhja e internetit, Bluetooth, thirrje, kamera, video dhe aplikacione, mund të përdorin aplikacione mbrojtëse të cilat ndalojnë fëmijën e tyre të shkarkojë, instalojë dhe përdorë aplikacione dhe gjithashtu me opsionin Guardian Protector përdoruesi vihet në dijeni kur fëmija i tyre çinstalon Guardian.

Udhërrefyesi “isigurt” – informacion për prindërit

Me anë të udhërrëfyesit isigurt, Vodafone Albania ka publikuar informacion shumë të dobishëm për prindërit që të jenë gjithnjë të informuar për të mbrojtur fëmijët e tyre gjatë lundrimit në botën e madhe dhe të pakufijshme të internetit. isigurt sjell në faqen zyrtare të Vodafone Albania një udhërrëfyes për prindërit me këshilla dhe mënyra efikase për të kontrolluar më së miri  të miturit që përdorin internetin. Në këtë menyre fëmijet mësojnë rrugën e drejtë për marrjen e informacionit të sigurtë dhe të përgjegjshëm nga rrjeti.

Ky udhërrëfyes është krijuar me kujdes nga një staf i specializuar i Vodafone dhe është i kategorizuar sipas moshave për t’iu dhënë prindërve këshillat e duhura për çdo grupmoshë.

Udhrrëfyesi isigurt dhe aplikacioni Vodafone Guardian janë pjesë e angazhimit të Vodafone Albania për të mbrojtur përdoruesit dhe familjet e tyre dhe për ti bërë ata të ndihen sa më të sigurt teksa lundrojnë në internet, komunikojnë në celular, ndajnë informacione nëpërmjet rrjetit etj. Për këto risi dhe shumë të tjera Vodafone Albania i’u jep çdo përgjigje në faqen zyrtare në internet www.vodafone.al/isigurt

0 Comment