BREAKING

0

EAGLE MOBILE VJEN ME SHËRBIMIN E RI ”KA TRAFIK?”

Eagle Mobile vazhdon të sjellë risi për tregun e telefonisë celulare në Shqipëri, një traditë që e karakterizon që nga dita e parë e daljes në treg.

Këtë herë Qytetarët e Tiranës dhe veçanërisht abonentët Eagle tashmë e kanë më të lehtë se kurrë të informohen në çast për dendësinë e trafikut në rrugët më të frekuentuara të qytetit. “Ka trafik?” është shërbimi më i ri mobil që Eagle Mobile ka lançuar falas për të gjithë abonentët e tij. Ky shërbim risi u mundëson përdoruesve të automjeteve që të mësojnë rrugën më të përshtatshme për sa i përket trafikut, për të mos hasur vështirësi trafiku në destinacionet e tyre në kryeqytet.

Në fazën e parë të këtij shërbimi Eagle Mobile ka instaluar 8 kamera me transmetim direkt në zona si 21 Dhjetori  (2 kamera), Pallati me shigjeta (2 kamera), Zogu i zi (2 kamera), Stacioni Trenit dhe Sheshi  Skënderbej.

Për tu regjistruar në këtë shërbim përdoruesit Eagle duhet vetëm të dërgojnë një SMS falas në 52000 duke shkruar TRAFIK, dhe më pas ne lidhjen e tyre në internet mund të aksesojnë linkun  http://trafik.eaglemobile.al.

Abonentët e operatorëve të tjerë celularë mund të provojnë në mënyrë të limituar shërbimin e trafikut, por për ta pasur të plotë këtë shërbim duhet të jeni përdorues i një numri Eagle.

Për të kuptuar më mirë, hidhini një sy imazhit:

Sheshi Skenderbej - Trafiku Live

 

 

 

0 Comment