BREAKING

0

DITA PO VJEN: "Deutsche Telekom" në Shqipëri? Edhe pak orë na ndajnë!

Fryma e re në fushën e telekomunikacionit ndihet tashmë gjithandej, kryesisht gjatë javëve të fundit ku përveç dyqaneve të cilat janë veshur në ngjyrën e re – për të cilën do ju flasim më poshtë­, ajo ndihet edhe nëpër city lights, rrjetet sociale, banner-at, reklamat të cilat shtojnë emocionet e publikut që edhe pse i është caktuar një datë dhe mbeten fare pak orë duket se i është sosur durimi.

Untitled

Përveç mbresave që na ka lënë fushata reklamuese nën moton “Dita po vjen” e cila mësojmë se është punë e Ogilvy Albania, një ndër kompanitë lider në fushën e reklamimit, ajo çka na shton ethet është mbërritja e kolosit gjerman “Deutsche Telekom” në Shqipëri. Emërtimi i ri i kompanisë do të jetë “Telekom Albania” dhe identifikohet nga logoja T e cila shoqërohet me ngjyrë të bardhë ndërsa ngjyra zyrtare e kompanisë është magenta, ngjyra e parapëlqyer e këtij viti nga meshkujt dhe femrat, një ngjyrë e ndezur që shpreh gjallëri por dhe veçanti, ngjyrë e cila pritet të na shoqërojë për shumë kohë!

11745762_872858072769594_8594088146284569889_n

Përveç ndryshimeve që do të ndodhin sa i përket ndoshta paketave, shërbimeve apo kompanisë në përgjithësi, gjë të cilën do ta përjetojmë gradualisht, ajo çka publiku pret me padurim dhe me të drejtë është dita e prezantimit zyrtar. Ndaj duke qenë se shpesh herë fjalët e tepërta janë fukarallëk, ju bëjmë me dije që gjithçka do zhvillohet në sheshin Nënë Tereza, ditën e enjte më 23 Korrik në orën 20:30! Ne do jemi aty, shpresojmë dhe ju!

11709381_869142319807836_3279712401167191547_n

0 Comment