BREAKING

2

Forumi i 4-të i Telekomunikacionit Shqiptar ka përfunduar me sukses...


Ka përfunduar me sukses Konferenca e 4-të e Telekomunikacion Shqiptar InfoCom, që u zhvilluar ditën e martë me 20 Nëntor 2012 në Tiranë. Në të morën pjesë Ministri për Inovacionin dhe TIK z. Genc Pollo, zyrtarë të lartë qeveritarë dhe rreth 350 delegatët – drejtues të lartë të tregut vendor dhe atij ndërkombëtar.

Pjesëmarrësit në këtë konferencë që tashmë është bërë traditë për tregun e TIK në Shqipëri, – e pranuar kjo nga të gjithë – kanë prezantuar të “sotmen” dhe të “nesërmen” e vendit për të ardhmen e këtij sektori aq të rëndësishëm, ata diskutuan me qetësi dhe sinqeritet për hapat e ardhshëm.

Përfaqësuesit e tregut, krerët e politikes dhe rregullatorët janë shprehur për problemet ekzistuese, kanë përshkruar vështirësitë me të cilat përballen dhe paraqitën propozimet e tyre për shfrytëzimin sa më të mirë të infrastrukturës ekzistuese dhe asaj që po zhvillohet, që vendi të marrë pjesë në mënyrë të barabartë në revolucionit digjital.

Të tre sesionet (të cilat kishin si qëllim fuqizimin e Broadband-it, përdorimin e aplikacioneve në dobi të bizneseve dhe të qytetarëve dhe përpjekjen për të gjetur ekuilibrin e duhur ndërmjet investimeve dhe efikasitetit në këto kohë krize), prekën gjendjen aktuale të Shqipërisë digjitale dhe përcaktuan hapat e ardhshëm të tregut. Të paktën, deri në Forumin e 5-të të Telekomunikacionit Shqiptar në 2013...

Në fund të konferencës, gjatë një ceremonie të vogël janë ndarë çmimet Infocom Albania për individët dhe bizneset që kanë treguar praktika të shkëlqyera. Çmimet ishin:

Innovation and Education to Microsoft

CSR award, to Vodafone Albania for Telemedicine through Mobile

3G Business Excellence award, to AMC

Triple Play Business Excellence award, to Tring Communications

Manager of the Year award, to Mr. Orhan Coskun, CEO of ALBTelecom and Eagle Mobile

0 Comment