BREAKING

0

Unifi Communications, blen Wis Telecom!

NJU-JORK, NY, SHBA – 22 nëntor 2016 – UNIFI Communications, Inc., kompani Amerikane lider në tregun e telekomunikacionit ndërkombëtar, njofton se ka blerë 100% të WIS Telecom S.p.A. dhe degën e saj, WIS Telecom S.A., nga Libero Acquisition S.a.r.l., një strukturë investuese e Orascom TMT Investments S.à r.l. (“OTMTI”), e zotëruar në pjesën më të madhe nga z. Naguib Sawris nga Kajro, Egjipt.

Unifi Communications, blen Wis Telecom!

“Kjo blerje është shume synergjike,” tha Adrian Shatku, themelues dhe drejtor ekzekutiv i UNIFI, “sepse UNIFI dhe WIS, në thelb, kanë biznese, rrjete, shtrirje gjeografike dhe klientë të ngjashëm. Kombinimi i të dyjave do e shtrijë më tej mbulimin tonë, do të ulë shpenzimet operative dhe do të ofrojë shërbime më cilësore për të gjithë tregun e telefonisë. Në tërësi, kjo do të përshpejtojë rritjen e biznesit tonë.”

  1. Shatku theksoi se kompania WIS renditet e 15ta në botë për sa i përket telekomunikacionit, sipas Telegeography, dhe ofron një portofol të gjerë shërbimesh telefonike, transmetim informacionesh dhe IP të cilat plotësojnë nevojat e operatorëve të telefonisë fikse dhe celulare përmes një rrjeti me mbi 150 operatorë të rëndësishëm celularë dhe telekomunikacioni në 70 shtete. Shërbimet e .

“Ky transaksion është pjesë e strategjisë tonë për transferimin e aseteve jothelbësore dhe konsolidimit të operacioneve sipas fokusit tonë të ri. Pas bashkimit me Vimplecom, biznesi ynë ka kaluar nga komunikimet zanore dhe celulare, apo operacionet e ngjashme, në teknologjinë dhe shërbimet e internetit,” komentoi zoti Naguib Sawiris. Ai shtoi: “Jam i kënaqur që po transferoj pronësinë e WIS te një kompani si UNIFI, e cila do e ndihmojë WIS të arrijë potencialin e plotë duke vazhduar të kujdeset për punonjësit dhe klientët.Shpresoj që marrëdhëninet e biznesit me UNIFI dhe z. Shatku do të vazhdojnë të forcohen edhe me shume ne te ardhmen..”

___________________

Për UNIFI Communications

UNIFI Communications, me seli në Manhattan, NY, SHBA, është një kompani ndërkombëtare e telekomunikacionit dhe operator lider i shërbimeve dhe zgjidhjeve për sistemet e komunikacionit. Ajo ofron shërbime tejet konkurruese të terminimit masiv të thirrjeve, partneritete për shërbimet telefonike me parapagesë (branding, marketing dhe shitje të shërbimeve partnere), dhe shërbime për zhvillimin e infrastrukturës së rrjetit.

Për më shumë information, vizitoni www.unificom.com.

Për WIS Telecom

WIS TELECOM, me seli në Romë, Itali, dhe me zyra të tjera në Milano, Itali, dhe Niveles, Belgjikë, është njohur më parë si WIND International Services S.p.A. Kompania operon kryesisht në Europën Jugore dhe Lindore dhe në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës së Veriut, ku është lider i padiskutueshëm për shërbimet ndërkombëtare të telekomunikacionit.

Për më shumë informacion, vizitoni wis-telecom.com.

Për OTMTI

Orascom TMT Investments S.ὰ r.l “OTMTI”, (e njohur më parë si Weather Investments II S.à r.l.) është një kompani e integruar sipas ligjeve të Luksemburgut, me kryetar z. Naguib Sawiris.

Është një investitor me emër dhe aksioner strategjik në kompanitë e telekomunikacionit dhe teknologjisë, e cila daton që nga viti 1997 me krijimin e grupit të telekomunikacioneve celulare, Orascom Telecom Holding S.A.E. (OTH) në Kajro. OTMTI zotëron një numër kompanish kryesore të fushës që shtrihen nga Europa, Azia, Afrika e Veriut dhe deri në Shtetet e Bashkuara. Portofoli i kompanive përfshin infrastrukturën e telekomunikacionit, renë informatike, përmbajtjet dhe shërbimet numerike, zhvillimin e teknologjisë dhe hosting; si edhe, por jo vetëm, OTMT, Supernap, Italia Online, DADA, IntY Cascade, dhe WIS.

0 Comment