BREAKING

0

Stallone rikthehet me Rambo 5?

Sylvester Stallone njihet për tre gjëra: Rocky, Rambo dhe faktin që është italian. Për shkak se nuk kemi dëgjuar gjë për dy të parat që prej 30 vitesh, nëse ndodh diçka ku përmendet Rocky ose Rambo, e gjithë vëmendja shkon të filmat epik aksion të Stallone.

sylvester-stallone-rambo-movie-hairstyle-6451-625x402

Sipas thashethemeve që kanë qarkulluar nga publiku gjerman, Stallone do të lërë rehatinë e shtëpisë së tij dhe do t'i rikthehet Rambo-s për herë të pestë si në vitet '80. Sipas fjalëve, këtë herë, Rambo do të vendoset kundër një karteli meksikan droge dhe normalisht, në fund të filmit ai do të ketë një koleksion të madh trupash të vdekur. Të gjithë e dimë që Stallone nuk është mirë me fjalorin kohët e fundit, prandaj duhet të përgatiteni për pak fjalë nga ai e më shumë skena aksion dhe zhurmë armësh. Më poshtë mund të shihni një nga skenat e fundit të Rambo 4 dhe ndër më të përgjakshmet.

0 Comment