BREAKING

0

Welcome to the Jungle

Diçka ndërmjet serisë “Cops” dhe të një 1st person video game, filmi End of Watch na dërgon down town L.A. për të na treguar se sa pisk është puna.

Policë me kamerë në duar? Pse jo! Në një periudhë ku të gjithë përdorin teknologjinë për çdo aktivitet – dhe kriminelët janë aq budallenj saqë filmojnë shkeljet që bëjnë - David Ayer (skenaristi i filmit “Training Day” dhe adhurues i ferrit që mbizotëron tek South Central) ka të drejtë që përdorë tek dyshja e policëve Jake Gyllenhaal dhe Michael Pena një kamerë të vogël në jakën e xhaketës. Kjo kamerë na tregon gjithçka. Miqësinë e tyre, përplasjet në komisariatin e policisë me ata që nuk suportojnë dhe përditshmërinë e tyre të rrezikshme...

End of Watch më tepër se një film është një seri incidentesh që nuk kanë lidhje me njëri tjetrin. Një film që i tregon teksa kryejnë veprime heroike teksa ndeshen me sulme të dhunshme, zjarre, drogë, trafikime, etj. Edhe pse nuk dalin gjithmonë fitimtarë, të paktën largohen nga “fushë beteja” me kokën lart dhe ndershmëri. Tensioni “video game” që zgjatë gjatë gjithë filmit dhe harmonia midis protagonistëve ju bëjnë të harroni klishet e paevitueshme ose pavendosshmërinë për sa i përket përdorimit të kamerës në duar. Ky film “buddy cop” me pak ton trileri, mbështetet tek logjika “found footage” dhe tek një B-movie realizëm, që ju bën të simpatizoni këta heronj që përpiqen çdo ditë për t’i shërbyer komunitetit në një botë ku çdo ngushticë dhe çdo shtëpinë rezervojnë një surprizë të pakëndshme.

end-of-watch-wallpaper01

 

0 Comment