BREAKING

0

Tani filma në Android me Google Play Movies

Në shekullin e 21, është përhapur në shumë vende opsioni i filmave me qera (jo vetëm blerja DVD) dhe tashmë edhe nëpërmjet Play Store në Android. Pasi aplikacioneve, u shtuan lojërat, librat dhe këngët e tani, më në fund, një kategorie e dedikuar vetëm për filma!

Kategoria e re quhet Google Play Movies dhe është shtuar krahas kategorive të tjera. Përmbajtja e kësaj kategorie, normalisht, është filma dhe jo vetëm të rinj por edhe klasikë si "Mamma Mia!" që mbase rrallë mund ta gjeni në videoteka.

Filmat në Google Play Movie mund të blihen ose të merren me qera në rezolucionin e dëshiruar, SD ose HD, për mobile ose tablet. Për sa i përket çmimeve, ato variojnë siç tregohen në fotot në artikull. Për titra, jo gjithmonë mund të gjeni, aq më pak në shqip. Tani mbetet të presim serialet në Play Store.

0 Comment