BREAKING

0

Hobbit e ka kaluar shumën e 1 miliardë dollarëve në box office

the-hobbit-warner01-640x480

Kanë mbetur vetëm dy javë, fill më pas do të nisë qarkullimi Blu-ray & DVD i filmit The Hobbit: An Unexpected Journey. Filmi ka kaluar zyrtarisht shumën e një 1 miliardë dollarëve në box office (në të gjithë botën). Është filmi i 15-të që e ka arritur këtë gjë, (në Amerikë janë grumbulluar 301.1 milionë dollarë dhe 700 milionë dollarë janë grumbulluar në shtetet e tjera. Filmi The Lord of the Rings: The Return of the King patë grumbulluar 1.119 miliardë dollarë në vitin 2003 dhe gjendet në vendin e 6-të në të gjithë kohërat. Tre vendet e parë i zotërojnë filmat: Avatar, Titanic dhe The Avengers, ndërsa Skyfall gjendet në vendin e9-të me 1.1 miliardë dollarë (në të gjithë botën). Pjesa e dytë e trilogjisë The Hobbit: The Desolation of Smaug është programuar për tu shfaqur më 13 Dhjetor 2013, ndërsa The Hobbit: There and Back Again do shfaqet më 18 korrik  2014.

0 Comment