BREAKING

0

Call of Duty: Advanced Warfare në majën e listës së shitjeve për vitin 2014!

Call of Duty: Advanced Warfare ka qënë padyshim një nga lojërat më të rëndësishme të vitit që lamë pas, një blockbuster që para se të qarkullonte patë firmosur kontratë me suksesin! Madje, sipas të dhënave zyrtare që ka regjistruar NPD (për PC dhe konsolat), Call of Duty: Advanced Warfare ka qenë loja me shitjet më të shumta në (formë fizike) për vitin 2014!

Call-of-Duty-Advanced-Warfare-640x360

Në vend të dytë është ngjitur Madden NFL 15, një lojë që siç dihet çdo vit shënon rekord shitjesh kryesisht falë audiencës së madhe që ka në Amerikë, ndërsa në vend të tretë kemi një tjetër blockbuster të vitit të kaluar, që nuk është tjetër veç se lojës Destiny. Në total shitjet e video-lojërave për vitin 2014, kanë sjellë fitime që kanë prekur shifrën e 13.1 miliardë dollarë, duke shënuar një rritje të vogël krahasuar me vitin 2013 që prekën shifrën 12.94 milardë dollarë. Lista e plotë e detajuar me shitjet më të shumta (pa përfshirë shkarkimet digjitale) është kjo:

1. Call of Duty: Advanced Warfare

2. Madden NFL 15

3. Destiny

4. Grand Theft Auto 5

5. Minecraft

6. Super Smash Bros (3DS/ Wii U)

7. NBA 2K15

8. Watch Dogs

9. FIFA 15

10. Call of Duty: Ghosts

0 Comment