BREAKING

0

Loja e re Dying Light, plotë me Zombies!

Techland është një studio që siç dihet lidhet ngushtë me lojën tepër të suksesshme Dead Island, ndaj dhe loja e saj e re e cila bazohet tek zombie dhe quhet Dying Light pritet që të korrë shumë sukses. Fundja  të apasionuarit pas lojërave parapëlqejnë jashtë mase lojëra  të kësaj natyre!

dying-light-640x400

Dying Light është disponuar ”digitally”, por gjithsesi mund të marrim një shije prej saj falë trailer-it që sapo ka qarkulluar. Tek Dying Light, lojtarët thirren të mbijetojnë në një botë të rrezikshme dhe të tmerrshme, një botë të cilën e zotërojnë zombie gjakpirës. Mekanizmat kryesorë të lojës janë ndryshimet (ditë-natë) të cilat ndikojnë dhe krijojnë kushte të reja në përpjekjen për të mbijetuar secili pre lojtarëve, por edhe lëvizjet parkour që duket se janë marrë nga loja Mirror’s Edge. Tek Dying Light do të ekzistojë edhe një opsion multiplayer “Be the Zombies” multiplayer, që do t’i ofrojë mundësinë lojtarëve të shohin edhe anën tjetër, duke marrë rolin e zombies. Me siguri Dying Light përshihet tek lojërat premtuese të këtij viti, sidoqoftë hidhini një sy videos së mëposhtme dhe me siguri do ju hapet oreksi!

 

SOURCE

0 Comment