BREAKING

0

Loja legjendare "God of War 3" vjen tek PlayStation 4!

God of War është një franchise i cili lidhet ngushtë me historinë e konsolës PlayStation, pasi aventurat epike të Kratos u pëlqyen shumë nga “gamers-at”. Atmosfera, efektet vizuale impresionuese, ndjesitë kinematografike dhe jo vetëm e bën lojën “God of War” përzgjedhjen top për të apasionuarit e konsolës PlayStation.Ndaj nuk douhet të na çudisë fakti që Sony pritet të prezantojë një version remastered  God of War 3 për PlayStation 4...

God-of-War-3-Remastered-640x360

Kratos pritet të përmirësohet dhe të shfrytëzojë në maksimum të gjitha mundësitë e reja të konsolës së Sony-t. Thënë më thjeshtë versioni remastered do të kapë 60fps në cilësi 1080p, duke e bërë botën e God of War 3 edhe më shumë "eye-candy" se ç’ishte tek PlayStation 3. Ndër të tjera do të përfshihet edhe  photo mode që i ofron mundësinë gamers-ave të ruajnë disa nga momentet më epike të lojës, si features dhe fixes që do të përmirësojnë përvojën në total të God of War në epokën e bashkëkohore. God of War  3 pritet të shfaqet më 14 korrik dhe do të kushtojë diku në 40$. Ndiqni “annoncement trailer” dhe me siguri do ju “hapet oreksi”. 

 

 

0 Comment