BREAKING

2

Parashikime të sakta nga Cortana deri tani!

Deri tani, Cortana, asistenti dixhital i zgjuar i Windoës Phone 8.1, ka treguar parashikime 100% të sakta edhe për çerek finalet e kampionatit botëror.

Cortana-Windows-Phone-World-Cup-prediction-640x316

Cortana arriti t'i gjente të gjithë fituesit e raundit të kaluar. Rezultatet e parashikimit, Cortana i bazon në motorrin e kërkimit Bing të Microsoft dhe me ndihmën e algoritmeve speciale, Cortana zgjedh skuadrën që është më favorite për të fituar, bazuar në rezultatet e ndeshjeve të mëparshme, të motit, etj. Normalisht, edhe Cortana nuk mund t'i bëjë bisht faktorit surprizë por e vërteta është që deri tani, nuk ka pasur asnjë gabim.

Sonte mbetet të shohim nëse Cortana do të vazhdojë me "fitoret" e veta, për të cilat basti i Cortana-s është fitorja e Argjentinës dhe Holandës.

 

2 Comments

  • Endri Zharri
    8 July 2014 at 11:16

    E pyet :)
    Hap aplikacionin dhe e pyet sic do pyesje nje mik. Ceshtja eshte qe Cortana ende nuk eshte ne gjuhen shqipe, prandaj duhet t’i flasesh anglisht :P

  • LazianoSotir
    8 July 2014 at 08:58

    po brazil german si e parashikon kjo ?