BREAKING

0

Shkencëtarët kanë gjetur mënyrën që injeksionet të bëhen pa dhimbje

Keni frikë injeksionet? Sapo të afrohet infermieria ju zë frika, dhe i luteni zotit që të mbarojë ky makth sa më shpejt...?

Tanimë mund të "festoni" sepse shkencëtarë nga Universiteti Kombëtarë i Koresë së Jugut kanë deklaruar në Optical Society’s Optics Letters që kanë gjetur mënyrë për të zëvendësuar gjilpërën e shiringës me laser. Sistemi që kanë shpikur Koreanët përdorë "pulsime "laseri për të krijuar një sistem "rrjedhjeje" të saktë e cila ka trashësinë e një "fije floku".

kjo rrjedhje më pas kalon në lëkurë, më saktë, në pjesën e lëkurës që nuk ka mbaresa nervore, si rezultat, i gjithë sistemi siguron një "përvojë tërësisht pa dhimbje". Rrjedhja me presion të lartë, mund të kalojë substancën e injeksionit brenda në organizëm pa "vrarë" indet e lëkurës, gjë që na bënë të ndjejmë "dhimbje" gjatë injeksioneve.

"Shefi" i hulumtimeve Jack Yoh, Profesor dhe inxhinier i aeronautikës, është konsultuar tashmë me disa kompani, në mënyrë që ky mekanizëm të mund të prodhohet në masë dhe do disponohet për përdorim klinik. Dhe të gjithë ne që kemi frikë injeksionet dhe "kafshojmë" buzët, sa herë që duhet të bëjmë një injeksion, ose na duket infermieria si një bishë e apokalipsit, do jemi mirënjohës përgjithmonë shkencëtarëve të Universitetit të Seulit, që gjetën rrugën për të na lehtësuar jetën.

 

0 Comment