BREAKING

Kushtet e Përdorimit

Faqja e internetit digitallife.al është krijuar me qëllim informimin rreth fushës, tregut dhe industrisë së produkteve teknologjike. Përdorimi i faqes së  internetit digitallife.al përshkohet nga këto Kushte përdorimi të cilat përdoruesit thirren t’i lexojnë me kujdes dhe të mësohen me to para se të lundrojnë në këtë faqe. Vizitorët që përdorin faqen e internetit digitallife.al pranojnë dhe bien dakord me kushtet e mëposhtme:

Angazhohemi plotësisht duke u përpjekur maksimalisht në mënyrë që të garantojmë siguri në përdorim dhe saktësi në informacionet që përmban kjo faqe, por sidoqoftë digitallife.al nuk angazhohet, siguron apo merr përsipër asnjë lloje përgjegjësie në lidhje me sigurinë dhe përmbajtjen e faqes së internetit vetëm nëse e kundërta parashikohet qartë. Faqja e internetit digitallife.al përdoret “siç është”, pa mundësi ndryshimi ose ndërhyrjeje nga përdoruesit. Me ruajtjen e të drejtave konkrete të palëve të treta, e gjithë përmbajtja e faqes digitallife.al, si shenjat treguese, veçori dalluese, dizajnë, tekste, fotografi etj. mbrohet nga copyright dhe dispozitat përkatëse të së Drejtës Ndërkombëtare private. Kjo përmbajtje nuk mund të jetë e tëra dhe as pjesërisht objekt tregtie, kopjimi, riprodhimi, pa marrë leje të shkruar nga zotëruesit. Mendimet që shprehen nga bashkëpunëtorët ose përdoruesit e digitallife.al në faqet e kësaj faqeje interneti nuk janë detyrimisht të lidhura me pikëpamjet dhe politikën e administratës të faqes digitallife.al në tërësi. Publikimet duhet të kenë thelb, ato në asnjë lloj mënyre nuk duhen krijuar me qëllim për të mashtruar lexuesit. Nuk lejohet të bëhet “trolling”, që do të thotë, ndalohet shkrimi sistematik i një përmbajtjeje që synon krijimin e përçarjeve dhe kontestimeve, shkrime të cilat prishin rrjedhën e qetë të bisedave që zhvillohen në faqet e digitallife.al. Publikimet nuk duhet të kenë pikëpamje të cilat ka ngjasë të provokojnë reagime në një grup përdoruesish/vizitorësh të digitallife.al. Nuk lejohet postimi, publikimi, dërgimi, transferimi ose përdormi i ndonjë metode tjetër për instalimin e përmbajtjes nga persona të cilët nuk kanë të drejtën të disponojnë përmbajtjen konkrete të bazuar në ligj ose në marrëdhënie konfidenciale. Linqe të faqeve të tjera interneti që ndoshta ekzistojnë tek digitallife.al ofrohen vetëm për të lehtësuar përdoruesit. Faqja digitallife.al nuk analizon dhe as nuk kontrollon informacionet që vijnë nga linqet dhe faqet e internetit në fjalë, dhe ndaj nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre. Gjithashtu, faqja digitallife.al nuk mbanë asnjë lloj përgjegjësie për kushtet e përdorimit dhe politikën e sigurisë të faqeve të mësipërme të internetit si dhe për mënyrën me të cilën ato trajtojnë vizitorët elektronik.

Faqja digitallife.al nuk mban përgjegjësi për asnjë lloj faji ose pasaktësie në transmetimin e informacioneve dhe /urdhrave nga përdoruesi, ndërhyrje , kopjim i gabuar të dhënash ose mosfunksionim i sistemit për arsye dhune apo çdo lloj arsyeje tjetër. Sido që të jetë administrata ka drejtën që kurdoherë me ose pa paralajmërim të ndërpresë përkohësisht ose përgjithmonë funksionimin e një pjese ose të gjithë faqen digitallife.al, të ndryshojë natyrën ose përmbajtjen e saj për arsye mirëmbajtjeje, përmirësimi ose për çdo lloj arsye tjetër. Administrata nuk mban asnjë lloj përgjegjësie për asnjë lloj dëmtimi që mund të shkaktohet nga përdorimi ose pamundësia e përdoruesve për të hyrë tek digitallife.al, ndërprerjen e një ose të totalit të këtij departamenti, vonesën për cilësinë e dobët të marrjes së shërbimeve ose të humbjes së përmbajtjes apo të ekzistencës të çdo lloj gabimi.  Përmbajtja e kësaj faqeje “Kushte Përdorimi” mund të ndryshojë në çdo moment si pasojë e përmirësimit të shërbimeve që ofrohen nga faqja e internetit digitallife.al. Vizitorët detyrohen të kontrollojnë përmbajtjen e faqes konkrete në mënyrë që të jenë në çdo moment të informuar për politikën në fuqi që ndjek faqja.

Mbrojtja e të Dhënave Personale

Kjo deklaratë Mbrojtjeje e të Dhënave Personale mbulon kushtet e grumbullimit dhe administrimit e të dhënave personale të përdoruesve gjatë lundrimit dhe përdorimit të tyre të faqes së internetit digitallife.al ose të regjistrimit të tyre në shërbimet e saj. Kushtet dhe garancia e kësaj kontrate në asnjë mënyrë nuk mbulojnë shërbime të cilat janë jashtë faqes digitallife.al.

Administrata e digitallife.al nuk mban asnjë përgjegjësi për asnjë formë dëmi që mund të pësojë përdoruesi i faqeve, shërbimeve, zgjedhjeve dhe përmbajtjeve të digitallife.al tek të cilat vepron me vullnetin e tij duke njohur Kushtet e Përdorimit. Gjatë regjistrimit të përdoruesit tek digitallife.al kërkohen disa informacione personale. Informacione personale mund të kërkohen gjithashtu dhe kur përdoruesit përdorin shërbimet e digitallife.al ose dhe kur vizitojnë disa faqe të digitallife.al.

Faqja digitallife.al është në linjë me legjislacionin shqiptar në lidhje me Zbatimin e Arkivit e të Dhënave Personale. Të dhënat që deklarohen në rastet e mësipërme, nuk i zbulohen personave të tretë dhe në asnjë mënyrë nuk publikohen dhe nuk përbëjnë objekt shfrytëzimi. Faqja digitallife.al i ofron përdoruesve mundësinë të fshijnë cilëndo nga të dhënat dhe informacionet e tyre personale, të korrigjojnë/rinovojnë dhe të neutralizojnë regjistrimin e tyre. Faqja digitallife.al përdor “cookies” për funksionimin më të mirë të shërbimeve të faqeve të saj. Cookies, nuk përdoren në asnjë rast për regjistrimin e të dhënave personale të përdoruesit dhe as nuk janë në dijeni të asnjë lloj dokumenti apo skedari të kompjuterit tuaj. Adresa IP mbahet për arsye teknike dhe sigurie të sistemeve të digitallife.al dhe përdoret vetëm për mbledhjen e të dhënave statistikore. Adresa IP e aksesit të përdoruesit në faqet e digitallife.al ka mundësi të jepet, nëse kërkohet – në përputhje me procedurën e parashikuar nga Ligji – nga Autoritete përkatëse policore, ligjore ose nga autoritete të tjera shtetërore.