BREAKING

0

Google Photos: update i ri për albumet "smart"!

Një përmirësim tejet i rëndësishëm është realizuar nga Google lidhur me aplikacionin “Photos”, ku karakteristika që dallon është mundësia për të krijuar “smarter albums. Bëhet fjalë për albume fotografike të cila krijohen automatikisht nga aplikacioni për përdoruesin pas një eventi, udhëtimi apo ngjarje të rëndësishme. Këto albume përmbajnë fotografitë më të mira së bashku me informacione lidhur me Km që keni përshkruar (nëse keni bërë udhëtim), ose piketime në hartë për të treguar vendet që keni vizituar.

Google Photos: upadate i ri për albumet "smart"!

Por, nëse ju kujtohet diçka të ngjashme ka bërë edhe “asistenti” i aplikacionit “Photos, por tani ky proces realizohet nëpërmjet algoritmeve të komplikuar të përzgjedhjes së fotografive që përshkruajnë më së miri eventin që sapo keni përfunduar. Pas krijimit të albumeve, Google, do ju sugjerojë t’i shijoni – pasi fillimisht të përpunoni detajet e fundit, gjithmonë nëse dëshironi. Një karakteristikë e rëndësishme e këtij përmirësimi përbën edhe mundësia e krijimit të albumeve prej jush, ku mund të përzgjidhni fotografi duke shtuar çfarëdolloj detaje.

Versioni i ri i aplikacionit është i disponueshëm për pajisjet Android dhe iOS.

0 Comment