BREAKING

0

Bitstrips në Snapchat?

Mesa duket, krijuesit e “Snapchat” nuk ndalen me kaq. Pas suksesit të madh që ka njohur aplikacioni (kryesisht në Amerikë, por edhe në vendin tonë) sipas Fortune, po përpiqen të pasurojnë mundësitë e tij, duke blerë kompaninë Bitstrips me seli në Kanada, e cila ka krijuar “bitmojis” që shijmë kryesisht në Facebook.

Bitstrips në Snapchat?

Përdoruesit shkarkonin aplikacionin, krijonin avatarin e tyre përmes gamës së gjerë të fytyrave, flokëve, ngjyrës së syve, dhe karakteristikave të tjera, duke krijuar comics me fytyrën e tyre. Nuk mund të dimë se çfarë synon apo mendon të bëjë Snapchat me këtë teknologji që inkorporon në platformën e tij, por sigurisht do jetë interesante të shohim “bitmojis” tek videot e vogla që krijojmë tek Snapchat. Ju si mendoni?

Bitstrips në Snapchat?

0 Comment