BREAKING

0

Xiaomi Mi TV 2S. Televizori i ri 4K i kinezëve me trashësi vetëm 9,9mm!

Mesa duket kompania e njohur Xiaomi nuk dëshiron të merret vetëm me ndërtimin e “telefonave inteligjentë” dhe këtë gjë na e konfirmon shpesh. Një nga propozimet më të reja të kompanisë është një TV që do ketë trashësi vetëm 9,9 mm!

Xiaomi-Mi-TV-2S-640x345

Xiaomi Mi TV 2S do jetë 48 inç, ndërsa do të inkorporojë MIUI të kompanisë që bazohet tek Android Lollipop. Televizori tejet elegant vjen me procesor quad-core MStar 6A928, 2GB RAM, 8GB hapësirë të brendshme, HDMI 2.0a ports, mbështetje USB 3.0, Bluetooth 4.0 dhe Wi-Fi ac dhe do të kushtojë 445 euro. Fillimisht Televizori i Xiaomi-t fillimisht do të disponohet në kinë, si mendoni do kemi fatin ta shohim të shitet edhe në Shqipëri?

mi-tv-2s-1-640x333

0 Comment