BREAKING

0

Çmimet e para “Evropiane” për Samsung Galaxy S5!

Të shumta janë diskutimet në lidhje me çmimin që do të ketë Samsung Galaxy S5 në shtete të ndryshme të botës edhe pse nuk kemi ende një lajmë zyrtar nga vet kompania, përveç prezantimit zyrtar së pajisjes të Hënën e kaluar gjatë ekspozitës MWC 2014 që u zhvillua në Barcelonë. Megjithatë, e-shops të njohura të produkteve elektronike  na japin mundësinë të porosisim paraprakisht Samsung Galaxy S5 në Evropë dhe na japin gjithashtu edhe një... ide mbi koston e pajisjes.

s5-amazon-spain-640x303

Amazon në Spanjë  siç mund ta shihni edhe në screen shot bëri publik çmimin  729 euro kurse faqja Gjermane  na thotë se do të kushtojë  699 euro. Ne i hodhëm një sy edhe faqes italiane të amazon Amazon pasi, çmimet tona “përfarojnë” me ato të shtetit fqinjë, por atje Amazon nuk na jep mundësin e porositjes. Në Britani, si Clove po ashtu edhe Unlocked-Mobiles, pranojnë porosi për Samsung Galaxy S5 përkatësisht në 550 dhe 549,98 lira Angleze, shumë kjo që përkthehet  përafërsisht në 666 euro, duke përfshirë taksat.

Pra, siç mund të lexojmë edhe në artikullin e IB Times, çmimi i Samsung Galaxy S5 për në Evropë, gjithmonë në bazë të porosive, varion midis 666 dhe 729 euro. Ky çmim vjen në kundërshti me informacionet që kishim pasi, është thënë se S5 do të ishte më “ekonomik” se S4. Theksojmë se, κëto çmime vlejnë vetëm për versionin me 16 GB.

Sigurisht, për në Shqipëri nuk dihet ende se çfarë çmimi do të ketë, ndaj duhet të presim se çfarë çmimi do të vendosin rrjetet e telefonisë celulare që do disponojnë Samsung Galaxy S5 në dyqanet e tyre.

Të gjithë dyqanet online që ne përmendëm më lartë  thonë se “stock-u” i pajisjeve Samsung Galaxy S5 pritet të mbërrijë në depot e tyre më datë 10 Prill dhe dorëzimet do të nisin direkt të nesërmen gjë që u përmend edhe nga vet kompania e Samsung të hënën në MWC 2014.

Nëse dëshironi që të  “freskoni” memorien tuaj për karakteristikat e Samsung Galaxy S5, mund të ndiqni videon hands-on të digitallife.alkëtu dhe këtu.

0 Comment