BREAKING

0

Xiaomi Mi 5 do të kushtojë po aq sa Xiaomi Mi 4?

Pas ecurisë së suksesshme të pajisjes Xiaomi Mi 4, me kalimin e kohës shtohen thashethemet rreth luftanijes së ardhshme të kompanisë Xiaomi. Sigurisht bëhet fjalë për modelin Mi 5, që pritet me padurim nga një pjesë e madhe e tregut.

Një thashethem i ri është shfaqur në faqen kineze Weibo, ku sipas leaker, Leaksfly, luftanija e ardhshme e kompanisë Xiaomi do të kushtojë po aq sa pajisja paraardhëse Mi 4. Kjo do të thotë që version 16 GB do të kushtojë 315 dollarë (277 euro), ndërsa versioni 64 GB do të kushtojë 394 dollarë (345 euro).

Xiaomi Mi 5 do të kushtojë po aq sa Xiaomi Mi 4?
Nëse ky thashethem do të rezultojë I vërtetë, atëherë modeli bazë I Mi4 do jetë 80 dollarë më I shtrenjtë se Mi 4C që u prezantua disa ditë më pare!

Si ju duket çmimi i mësipërm? Çfarë do dëshironit të shihnit nga Xiaomi Mi 5?

0 Comment