BREAKING

0

Pegatron, po prodhon Surface Phone përMicrosoft-in?

Tanimë është një sekret publik fakti që kompania Microsoft po përgatit një Surface Phone. Jemi thuajse të sigurt që nuk bëhet fjalë thjeshtë për thashetheme, dhe vetë CEO i kompanisë, Satya Nadella, thuajse e ka “fotografuar”.

Pegatron, po prodhon Surface Phone përMicrosoft-in?

Nga informacionet që na vijnë nga Tajvani, mësojmë se prodhimi i pajisjes ka nisur, dhe atë e ka marr përsipër kompania Pegatron, bashkë me Foxconn, që montojnë pajiset e kompanisë Apple.

Nëse thashethemet qëndrojnë, Surface Phone pritet të debutojë gjatë 2017-ës ose në fillimi të 2018-ës.

Vonesa vjen për shkak se Microsoft dëshiron këtë herë të mos përsërisë gabimet e të shkuarës dhe të krijojë “pajisjen më të mirë mobile”.

Ne do e presim, por e vërteta është se në këtë fushë është paksa vonë që të presim një sundim nga Redmond. Por, asnjëherë nuk i dihet, ndoshta këtë herë mund të surprizohemi!

0 Comment