BREAKING

0

Ja cilat janë funksionalitetet që e bëjnë Samsung Galaxy S8 telefonin më të mire!

006_fullscreen_new_dsk

Nëse po mendoni të blini një Galaxy S8, ja cilat janë disa nga funksionalitetet që e bëjnë atë të veçantë dhe të ndryshme nga iPhone. Ai është një telefon ndryshe nga çdo gjë tjetër që keni parë deri më tani në treg. Është mahnitës.

Karakteristikat e Samsung S8 në krahasim me iPhone:

  • Ekran më i mirë dhe më i madh

Samsung S8 ka një qartësi HD katërkëndëshe. Vetëm iPhone 7 Plus ka një qartësi 1080 P.
Ai gjithashtu ka një ekran më të gjatë duke qenë se Samsung e ka hequr butonin Home nga modeli S8.

  • Skanimi i irisit dhe fytyrës

Samsung ka bërë një hap tjetër përsa i përket sigurisë së telefonit. Ai ka shtuar teknologjinë e skanimit të irisit dhe fytyrës. Ndërsa iPhone ka vetëm opsionin e identifikimit me anë të prekjes, të cilin e mundëson dhe Samsung.

  • Karikim i shpejtë

Samsung Galaxy S8 mundëson karikimin me anë të portës hyrëse USB, e cila është më e shpejtë se fishi karikues i iPhoneiPhone nuk e ka akoma këtë aftësi.

  • Kujtesë e zgjeruar

Samsung S8 ka hapësirë për një kartë MicroSD. Ajo lejon një memorie shtesë deri në 256GB, ndërsa në një iPhone memoria është e kufizuar deri në 32GB, 128GB, ose 256GB.

  • Shfletues të shumtë

Ju nuk mund të ndryshoni shfletuesin e iPhone siç mund të bëni në një Samsung S8. Kjo do të thotë që të gjitha linket e hapura nga një aplikacion i Apple gjithmonë hapen në Safari.

  • Kufjet

Hapësira e kufjeve është hequr nga iPhone 7, ndërsa Samsung S8 vendosi t’a ruajë atë. Kështu që ju nuk duhet të blini fishin shtesë për të montuar kufjet apo kufje të reja me wireless.

Përveç këtyre Samsung Galaxy S8 ka dhe disa karakteristika të tjera:

  1. Mund të përdorësh dy aplikacione në të njëjtën kohë

Galaxy S8 vjen me një funksionalitet të quajtur Snap Window, i cili ju lejon të përdorni dy aplikacione në të njëjtën kohë. Kjo mund të jetë shumë e dobishme nëse ju doni të navigoni në Facebook dhe njëkohësisht të kontrolloni email-et, ose të përdorni WhatsApp.

  1. Screenshot-et bëhen në një mënyrë të veçantë

Edhe pse pa butonin home, ju mund të bëni screenshot në S8 duke mbajtur shtypur butonin e ndezjes dhe butonat e volumit në të njëjtën kohë.

  1. Mbron sytë tuaj

Nëse e përdorni telefonin tuaj gjatë natës, është një ide e mirë që të aktivizoni funksionalitetin "blue light filter" të Samsung. Ky ndryshim i ngjyrës së ekranit tuaj, shmang sforcimin e syve tuaj dhe ndihmon për një gjumë më të mirë.

  1. Mund të krijoni GIF-e

Galaxy S8 iu lejon të krijoni GIF-e nga një video në Facebook, Instagram apo YouTube. Ju mund ta krijoni atë duke shkuar tek Settings > Display > Edge screen > Edge panels.

0 Comment

Post a Comment

(required)
(required - never published nor shared)