BREAKING

0

Samsung "zbulon" pajisjen Galaxy Grand, me ekran 5 inç, procesor dual-core dhe version me 2 karta SIM


Samsung-Unveiled-GALAXY-Grand_1-640x392
Kompania Samsung ka prezantuar detaje për një tjetër klon të Galaxy Note II dhe S III,  pajisjen "Galaxy Grand", me ekran 5 inç. Nga ana e dizajnit është i njëjtë por... me ndryshime të vogla në lidhje me dimensionet e Galaxy S III (është pak më trashë) por në brendës si modeli me 2 karta SIM dhe si ai me 1 mund të krenohet me: procesorin dual-core 1,2 GHz, kamerën kryesore në 8 MP dhe atë frontale në 2MP, 1 GB RAM8 GB memorie të brendshme dhe bateri 2100 mAh. Sistemi operativ i pajisjes është Android Jelly Bean (4.1.2).

Samsung-GALAXY-Grand-e1355821050757

Edhe pse emri tij ju bën të mendoni të kundërtën, mos mendoni se pajisja "Grand" do t'i vjedhë titullin luftanijes së Samsung-ut. Atë vend ende e zotëron Galaxy S III. Kompania Samsung disponon një tjetër version të një telefoni të suksesshëm në tjetër madhësi dhe "logjikisht" me çmim më të ulët. Dhe meqenëse po flasim për çmimin, duhet thënë se kompania nuk ka thënë ende asgjë (as për çmimin dhe as se kur do të disponojë pajisjen)...

 

0 Comment

Pinterest
EmailEmail
PrintPrint