BREAKING

0

Kompania Intel nuk duket edhe aq optimiste për ecurinë e Windows 10!

Dihet që prej kohësh Windows 10 janë basti i madh i kompanisë Microsoft, e cila shpreson që do të korrin sukses të jashtëzakonshëm dhe do të tejkalojnë Windows 7. Edhe pse Mircrosoft ka synime tepër të larta për sistemin operativ që do të debutojë më 29 korrik, jo të gjithë besojnë në të!

windows10_tech-preview_start-menu-100464961-orig-640x360

Kjo e fundit konfirmohet edhe nga CEO i kompanisë Intel, Brian Kzanich, i cili së fundmi shprehu dyshimet e tij për sistemin operativ të Microsoft. Duke folur në mbledhjen vjetore të Intel mbrojti tezën e tij për Windows 10, ku theksoj se nuk do të ndikojnë edhe aq në industrinë computing në nivel shitjesh. Edhe pse ekzistojnë disa shenja rritjeje të shitjeve të kompjuterëve të rinj, në thellësi CEO i Intel-it gjykon se rritja në fjalë nuk do të jetë e aftë të shënojë rritje radikale në tregun e kompjuterëve dhe ky treg në shumicën e kohës do qëndrojë në nivel flat. Brian Kzanich me pak fjalë nuk sheh “dritë në tunel” për kompjuterët, edhe pse sistemi i ri operativ i ka të gjitha mundësitë të kottë sukses.

0 Comment