BREAKING

0

Fotografitë e parë të "Cortana" për pajisjet Android (Thashetheme)!

Pothuajse një muaj më parë kompania Microsoft na bëri me dije se “Cortana” do disponohet edhe për pajisjet Android deri në fund të muajit korrik. Komuniteti i përdoruesve të telefonave inteligjent duket i entuziazmuar nga ky fakt. Edhe pse gjendemi pak ditë para prezantimit zyrtar të sistemit të ri operativ, nga fotografitë që qarkullojnë në internet mund të krijojmë një ide fillestare rreth tij.

42265_1437814534-full

Cortana është përgjigja e kompanisë Microsoft tek Siri dhe Google Now dhe duke u bazuar tek fakti që kompania shpreson që sistemi i ri operativ Windows 10, të instalohet në mbi miliardë kompjuterë në tri vitet e ardhshme, kuptohet qartë që databaza e përdoruesve të Cortana do rritet ndjeshëm. Gjithsesi falë disponimit të Cortana për sistemet operative iOS dhe Android me padyshim do bëhet “asistentja virtuale” më e njohur e tregut!

Personi që ka publikuar fotografitë pretendon se ka provuar asistenten virtuale “Cortana” në një pajisje Samsung Galaxy Note 3 me Android 4.4.2 KitKat. Ju rikujtojmë se kompania Microsoft patë theksuar se duke qenë se “asistentja virtuale” do ofrohet për përdoruesit si një aplikacion i vetëm në Google Play Store, por nuk do jetë po aq efektive sa tek Windows Phones, që gjendet e inkorporuar brenda sistemit operativ të kompanisë.

0 Comment