BREAKING

0

Elephone W2: Gati smartwatch i dytë i kompanisë Elephone!

Kohët e fundit kompania Elephone është tepër aktive, kështu pas prezantimit të pajisjes P8000, pajisjeve P9000/Vowney që pritet të qarkullojnë brenda 2016 dhe ELE Watch (smartwatch i parë me Android Wear), disponon zyrtarisht dhe propozimin e saj të dytë në kategorinë e wearables.

Elephone W2: Gati smartwatch i dytë i kompanisë Elephone!

Bëhet fjalë për orën inteligjente Elephone W2, që nuk bazohet tek Android Wear, por tek sistemi operativ i kompanisë. Nga fotografitë që kemi parë në internet arrijmë në përfundimin se pajisja do të ketë metalike, dizajn oval, rrip prej lëkure dhe 3 butona fizik në pjesën djathtë. Sipas informacioneve të Elephone, W2 do të qarkullojë në të njëjtën periudhë me pajisjen P9000, do të disponojë mekanizëm Rinda (të njëjtë me atë të orave Cartier), dhe do të ofrojë mbështetje për funksione të ndryshme si sleep monitoring, call reminder etj.

Elephone W2 specifikat teknike:

  • 1.48 inch Capacitive Touch LCD Screen
  • Time, Date, Week, Battery state display
  • Display the number or name of incoming calls
  • Ringing reminder when you receive a call
  • Ringing reminder once your mobile phone disconnected
  • Answer or Dial calls from your wrist
  • Stopwatch function
  • Support hands-free calls, phone book
  • Photograph, Barometer, Vibration
  • Battery: 230mAH
  • Charging Time: about 1 hour
  • Talk Time: about 3 hours
  • Music Play Time: about 6 hours
  • Standby Time: about 160 hours

W2 është e pajtueshme me pajisje Android dhe iOS dhe do të kushtojë vetëm 79.90$.

0 Comment