BREAKING

0

Tryeza për Komunikimet Digjitale – Maksimizimi i Shfrytëzimit të Spektrit; Mundësitë dhe Sfidat!

Një datë e rëndësishme është ajo e 19 marsit 2015, ku më në fund u firmos kontrata për digjitalizimin e RTSH-ës nga Ministrja e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike Znj. Milena Harito dhe Televizioni Publik Shqiptar me kompaninë Rohde & Schwarz. Fill pas saj, më datë 20 Mars në ambientet e Hotelit "Tirana International" u zhvillua Tryeza e Rrumbullakët me temë: “Komunikimet Digjitale – Maksimizimi i Shfrytëzimit të Spektrit; Mundësitë dhe Sfidat”.

1427117194big_foto_3

Në këtë tryezë patëm rastin të shohim të mbledhur së bashku përfaqësues dhe ekspertë të angazhuar në sektorin e komunikimeve elektronike dhe medias, si dhe përfaqësuesit kombëtarë dhe evropianë të organeve rregullatorë. I pranishëm në këtë ngjarje ishte edhe kryeministri i vendin Z. Edi Rama, i cili theksoi rolin e rëndësishëm që luajti qeveria për arritjen e kësaj marrëveshjeje si dhe firmosjen e saj. Kryeministri nënvizoi rëndësinë e digjitalizimit të RTSH-ës, shmangien e monopolizimit si dhe përftimin e pluralizmit mediatik.

Kryeministri në fjalën e tij përmendi sfidat e qeverisë së tij, të cilat kanë të bëjnë me konsolidimin e infrastrukturës digjitale. Objektiv ky, i cili lidhet më gjerë me procesin e modernizimit të shërbimeve që ofron shteti dhe zhvillimit ekonomik përmes investimeve. Z. Rama u shpreh se për shkak të kontekstit specifik të Shqipërisë si një vend i këtij rajoni, që duhet t’i bëjë llogaritë e të ardhmes me përballjen e përditshme me një prapambetje shumë të madhe në të shkuarën, konsolidimi i infrastrukturës digjitale përbën një instrument të patjetërsueshëm dhe të pazëvendësueshëm për të luftuar korrupsionin dhe për të rritur në mënyrë të shpejtë cilësinë e shërbimeve ndaj publikut. Angazhimi i fort në këtë drejtim dhe një plan tërësor, që përfshin prekjen përmes teknologjisë së re të mbi 300 shërbimeve që ofrohen sot për qytetarët shqiptarë është tanimë në veprim. Ambicia e kësaj qeverie është që në vitin 2017, pjesa dërrmuese e këtyre shërbimeve të mund të ofrohen online për qytetarët.

Ministrja Harito pohoi se: Nuk ka më kohë për dixhitalizimin dhe duhet të punojmë të gjithë së bashku ndërkohë që secili  ka rolin e vet të përcaktuar në ligj. Kam kënaqësinë t’ju njoftoj këtu se qeveria më në fund ka mundur të realizojë detyrën e saj kryesore në këtë proces, të lidhi kontratën që mundëson kalimin në transmetimet dixhitale për televizionin publik duke garantuar për qytetarët shqiptarë televizion dixhital pa pagesë edhe pas Qershorit të këtij viti.

big_foto2

Kjo kontatë zbaton vendimin e gjykatës i cili i kthen të drejtën kompanisë gjermane, e drejtë e mohuar padrejtësisht në procesin e realizuar nga qeveria Berisha. Ky vendim gjykate jep sigurinë juridike të nevojshme për kompaninë sipas parimit kushtetues të vazhdueshmërisë të angazhimit të shtetit në marrëdhëniet e tij kontraktuale ndaj zbatohet plotësisht në përpjekjen tonë të përditshme për kthimin në vend të shtetit ligjor në të gjitha halkat e tij.”

Ky mesazh u përforcua edhe nga Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama, i cili theksoi se dixhitalizmi do të sjellë zhvillim ekonomik dhe social në vendin tonë.

Në tryezën e rrumbullakët për Komunikimet Dixhitale, mbajtën fjalën e tyre gjithashtu SH. S. Znj. Romana Vlahutin Ambasadore e Delegacionit Evropian në Shqipëri, SH.T Z. Florian Raunig Ambsador i OSBE në Shqipëri, Z. Françios Rancy Drejtor i Zyrës së Radiokomunikimit i Bashkimit Internacional të Telekomunikacionit (ITU), Z. Gentian Salaj, Drejtor i AMA, Z. Pirro Xhixho, Drejtor i AKEP, Z. Martin Leka, Drejtor i RTSH etj.

0 Comment