BREAKING

0

Logitech UE 900 në ekspozitën IFA 2012


Logitech ka prezantuar në ekspozitën IFA 2012 brand name-in e saj të ri, Logitech UE. Më shumë për të dhe për 7 produkte e kompanisë do të flasim në kohën e duhur, por gjithsesi do t'i hedhim një sy pajisjes në fjalë - sapo të shihni videon që plotëson tekstin, do të kuptoni përse zgjodhëm këtë produkt. Bëhet fjalë për Logitech UE 900, një set kufjesh "çimka" që në fazë të parë do të qarkullojnë vetëm për produkte e Apple-it (kryesisht do të disponohet nga Apple Stores, dhe përputhen me çdo lloj pajisje tjetër) i drejtohen të gjithë fansave hardcore të muzikës. Me siguri çmimi 399,99 euro, nuk do t'i josh shumë konsumatorët "casual"...

Ndër të tjera kufjet disponojnë -izolimin më të mirë audio- që kam parë, volum të shkëlqyer, 4 kanale për çdo vesh, trupi mund të ndahet, kabull super rezisten dhe është adoptuar i njëjtin dizajn që kanë kufjet të cilat përdorin këngëtarët dhe bandat muzikore në koncertet e tyre live! Ndiqni videon dhe ëndërroni bashkë me ne...

http://www.youtube.com/watch?feature=player_embedded&v=BUYWTmNdViw

0 Comment