BREAKING

1

Sa energji shpenzon kompjuteri juaj?

A keni menduar edhe ju ndonjëherë se sa energji shpenzon kompjuteri juaj? Po, e kam fjalën realisht sa energji konsumon kompjuteri juaj gjatë kohës që është në punë. Ashtu siç keni matur sa shpenzon frigoriferi në një orë, apo televizoni, apo të gjitha pajisjet e tjera të shtëpisë, kompjuterin e keni matur ndonjëherë??

energeia-pc

Mos u shqetësoni, as unë nuk e kisha provuar më parë. Mesatarisht, një kompjuter që punon gjatë ditës (sipas mesatares në ShBA) shpenzon nga 5.5 dollarë deri në 631 dollarë në vit. Po, shuma që ju shpenzoni në një vit të tërë për kompjuterin tuaj varion në mes të atyre dy numrave. Për ta zbuluar nuk është se ju duhet të shkoni të shihni sahati (jemi në vitin 2014!) por është goxha e lehtë. Shkarkoni programin Joulemeter http://download.cnet.com/Microsoft-Joulemeter/3000-2086_4-75578519.html që është falas nga Microsoft, instalojeni dhe do t'ju thotë programi se sa harxhon kompjuteri juaj. Për më tepër, programi ju lejon që të shihni përafërsisht se sa energji harxhon secili nga programet tuaja. Na i dërgoni përgjigjet se sa shumë harxhoni :)

1 Comment

  • Enea
    22 April 2014 at 21:51

    Une e kam perdorur Joulemeter per temen time te diplomes dhe me ka rezultuar mjaft i dobishem. bravo Microsofti