BREAKING

0

Duke provuar HP Envy x2

Në eventin ShowStoppers që u zhvillua në IFA 2012, patëm rastin të shohim nga afër Envy x2 e ri të HP-ës, një tabletë-notebook hibride që preferohet gjatë kësaj periudhe. Në thelb bëhet fjalë për një laptop me ekran 11,6 inç (në video është e përmendur si 11inç -por emocionet bëjnë punën e tyre) i cili mund të shkëputet nga "trupi" i pajisjes dhe të funksionojë si një  tabletë Windows 8 autonome. Pesha e pajisjes është rreth 1.400 gramë (700 gr peshon tableta). Ekrani gjithashtu inkorporon panel IPS me rezolucion1366×768. Pajisja mbështet NFC dhe ka porte për USB, HDMI dhe karta SD.

Më shumë detaje... në videon që vijon!

http://www.youtube.com/watch?v=SlMPCREw-yw&feature=player_embedded

0 Comment