BREAKING

2

Moto 360: Ora Smart në Google I/O 2014

Mund të kërkojë pak kohë për t'u lançuar në treg, por krahasuar me LG G Watch apo me Samsung Gear Live që sapo janë lançuar, Moto 360 duket shumë më e këndshme. Me një pamje rrethore si një orë normale por e operuar nga sistemi Android, Moto 360 mori zemrat e shumë fansave të pajisjeve të Moto-360-Phone-Arena-03tilla.

E nuk mund të mungonte në kyçet e ekzekutivëve më të lartë të Google dhe të medias amerikane të pranishme në Google I/O. Pajisja është e disponueshme në dy ngjyra dhe ka një rrip lëkure. Ekrani është në të gjithë diametrin e orës përveç pjesës fundore ku është vendi për butonat e sistemit.

Së jashtmi duket si një orë normale jo më shumë se sa orat e konkurrentëve, por sistemi Android është L, më i riu i prezantuar nga Google. Pritet që Moto 360 të vijë në treg në verë por nuk ka ende as datë lançimi, as çmim e as specifika teknike. Më poshtë mund të shihni një video hands-on nga Phone Arena për Moto 360 dhe një koleksion të vogël të fotove të pajisjes.

This slideshow requires JavaScript.

2 Comments

  • Endri Zharri
    11 July 2014 at 11:16

    Thank you!!
    You’re most welcomed to come back again :D

  • 11 July 2014 at 05:06

    I simply couldn’t depart your website before suggesting that I
    actually enjoyed the standard information an individual supply on your visitors?
    Is going to be again incessantly to check out new posts