BREAKING

0

Ja si bënin fotografët “Photoshop” në vitin 1946

Edhe pse programi Photoshop ka qarkulluar në vitin 1989 duke ndryshuar tërësisht mënyrën sesi shfaqen fotografitë por dhe sesi funksionon marketingu, duhet thënë që para se të krijohej programi Photoshop, fotografët për arsye domosdoshmërie si dhe për arsye estetike, i "përpunonin" fotografitë e tyre. Por si? Në vend të klikimeve dhe të programeve, nevojitej një kuti e madhe me mjete dhe një dorë tepër precize.

header

Në vitin 1946 ka qarkulluar një libër të cilin e ka "zbuluar" stafi i faqes CreativePro dhe vendosën të skanojnë disa nga imazhet e tij. Libri titullohet "Shortcuts to Photo Retouching for Commercial Use", autori i tij është Raymond Wardell dhe është një doracak i detajueshëm për të gjitha ato që duhet të bënte dhe të llogariste një fotograf i asaj kohe për të bërë ndërhyrje të suksesshme në fotografitë përkatëse. Le të krijojmë një ide.

Pajisjet:

retouch1 retouch2 retouch3

Prerja e fotografive ose siç thuhet ndryshe “crop”, bëhej në këtë mënyrë. Artisti e markonte të gjithë pjesën e fotografisë që dëshironte të priste.

cropping crop2 crop3

 

Por libri përmbante edhe këshilla të rëndësishme:

tip1 tip2 tip3

Jeni të lumtur që jetoni në epokën e softuerëve dhe të zgjidhjeve të lehta? Nëse dëshironi të lexoni më shumë rreth këtij libri fantastik klikoni këtu

 

0 Comment