BREAKING

0

HTC One M9s do të qarkullojë së shpejti në Tajvan!

Pajisja e re HTC One M9s do të debutojë në Tajvan pas pak ditësh. Ngjashmëritë sa i përket dizajnit me modelin One M9 janë të mëdha, si dhe ndryshimet kryesisht sa i përket harduerit. Modeli i ri do të disponojë ekran 5,5 inç me rezolucion Full HD,  procesor me tetë bërthamë MediaTek 64 bit, Soc-in e njohur Helio X10 SoC në vend të Snapdragon 810 i cili shfaqi disa probleme tek pajisjet e mëparshme.

HTC One M9s do të qarkullojë së shpejti në Tajvan!

Në një përpjekje për të mbajtur kosto të ulët, ka ulur disi specifikat e pajisjes duke ofruar kamerë 13 MP në vend të 20 MP. Ndër të tjera pajisja ofron kamerë frontale të teknologjisë ultrapixel, 2GB RAM, bateri me kapacitet 2.840 mAh, lidhshmëri LTE dhe Android 5.0 me HTC Sense UI të kompanisë.

Pajisja peshon 158 gramë, ka një trashësi prej 9,61 mm dhe sipas dhe prite të kushtojë 390 dollarë.

0 Comment