BREAKING

0

Si të zhdukeni ... online (infographic)

Shumë herë në të shkuarën ju kemi theksuar se “ekspozimi online” i secilit prej nesh – nëpërmjet social media ose faqeve të tjera të Rrjeteve Ndërkombëtare në të cilat shfaqim shumë lehtë pjesë nga jeta jonë, për shembull preferencat, lëvizjet tona ose të dhëna të tjera që lidhen me ne – është diçka për të cilën duhet të tregohemi tepër të kujdesshëm.

how-to-disappear-online-start

Interneti dhe rrjetet sociale mund ta kenë shndërruar jetën tonë në një ... “libër të hapur”, megjithatë kjo nuk do të thotë se është domosdoshmërish e mirë. Zbulimi me kaq lehtësi dhe pa e menduar dy herë i të dhënave personale , mund të na ekspozojë para rreziqeve të shumta, qoftë në ato profesionale ose personale,  por edhe pas ekspozimit  (domethënë pasi jemi “ekspozuar” online në mënyra të ndryshme) ekzistonë  mënyra për të ndrequr gjithçka...

Cili do të ishte mendimi juaj nëse do të mund të “zhdukeshit” nga pikat online në të cilat nuk dëshironi (ose që nuk ekziston asnjë arsye) të jeni online?

Faqja angleze "Who is Hosting This" kohët e fundit publikoi një blog spot  tepër interesant, i cili shoqërohet nga një infographic  mahnitës që përfshinë një manual të thjeshtë i cili tregon se si mund të fshihni gjurmët tuaja online,  në rastet kur ju nuk dëshironi të jenë të ekspozuara tek shikimet “kureshtarë”.

Ndër zgjidhjet ekstreme, të tilla si fshirja e llogarive në social media të cilat nuk i përdorni (Facebook, Twitter, google+, etj.)  si dhe zhdukja e informacioneve të vjetra të “harruara”  që keni lënë nëpër blogs dhe në shërbime të tjera ose fshirja e rezultateve të motorëve të kërkimit,  me sa duket infographic  përbën një “thesar” informacionesh që mund të rezultojë  i vlefshëm për të gjithë. Shihni më poshtë.

how-to-disappear-online

SOURCE

0 Comment