BREAKING

0

How to. Si të anulosh një email që sapo dërgove nëpërmjet Gmail!

A je në dijeni se ekziston mënyra për të anulluar dërgimin e një email-i që sapo e ke dërguar me Gmail? Nëse po, atëherë nuk përse ta lexosh këtë artikull. Por nëse jo, atëherë  të bëjmë me dije se vetëm një programim i thjeshtë mund të të shpëtojë në rast se ke gabuar adresë ose je bërë pishman për dërgimin, mjafton të tregohesh i shkathët.

Për ta arritur këtë, më para duhet të kesh aktivizuar funksionin "Undo Send" në Gmail.  Ndiq  hapat!

gmail-undo-01

Shko tek ikona tools në pjesën lartë djathtas së llogarisë dhe përzgjidhë "Settings".

gmail-undo-02

Në vazhdim shko tek kartela "Labs", tek opsioni "Undo Send" dhe zgjidh  "Enable".

Nga ky moment, do të kesh mundësi të anulosh dërgimin e çdo email-i brenda 10 sekondave nga çasti që shtype butonin send. Ky është një Programim i vlefshëm për çdo herë që tregohesh i pakujdesshëm ose dëshiron që ta kesh mendjen të qetë për çdo rast.

SOURCE

0 Comment