BREAKING

0

Si e ka marrë emërtimin GOOGLE?

Ne përdorim pothuajse përditë motorët e kërkimit të Google, por edhe produktet e tjera që krijuan gjigantët  Sergey Brin dhe Larry Page 15 vjet më parë. Nga e ka origjinën emërtimi Google dhe përse e përzgjodhën dy bashkëthemeluesit e kompanisë? Për prejardhjen e emërtimit të Google janë shkruar shumë, por mesa duket teoria e saktë është ajo që vijon.

google-640x359

Kthehemi pas në vitin 1996, ku Page dhe Brin, studentë të diplomuar në Universitetin Standford, përpiqen  të gjejnë një emër për motorin e kërkimit që ishin duke e krijuar dhe emri i tij i parë ishte BackRub, për shkak të analizës që realizonte në back link-et e web-it. Megjithatë, një vit më vonë Larry Page bashkë me disa studentë të tjerë të diplomuar nga Standford, midis të cilëve edhe Sean Anderson, po kërkonin emërtime të reja për motorin, i cili kishte marrë një zhvillim shumë të madh.

Brainstorming midis tyre kishte si rezultat propozimin e Sean Anderson për fjalën googlplex, të cilën Larry Page e thjeshtëzoi duke propozuar fjalën googol (të dyja fjalët lidhen me dy numra të mëdhenj për të cilët mund të lexoni  këtu). Arsyeja e pëlqimit të emërtimit nga drejtuesit e Google ishte fakti se si vizion dhe synim për motorin ata kishin menaxhimin e një vëllimi të madh informacionesh  në Rrjetin Botërorë, respektivisht i madh.

Por përse Google dhe jo Googol?

Me siguri po pyesni veten përse motori nuk u emërtua Googol, por Google siç e njohim edhe sot. Kur Sean Anderson kërkoi në kompjuterin e tij nëse emërtimi që kishin menduar  bashkë me Larry Page ishte i disponueshëm, bëri një lapsus dhe në vend të googol vendosi domain-in google.com.  Larry Page e pëlqeu emërtimin e ri, kështu, brenda disa orëve, ai dhe Sergey Brin kishin regjistruar domain-in google.com.  Ishte data 15 Shtator i vitit 1997, dita që u “lind” google.com, edhe pse si përfundim fillimi i kompanisë në garazhin e Susan Wojcicki u realizua një vit më vonë. Pjesa tjetër përbën histori...

0 Comment