BREAKING

0

Miracle Machine. Pajisja që shndërron ujin në... verë!

Dihet që nuk është ndonjë... mrekulli e bërë nga Zoti, por arrin të bëjë atë që ka premtuar, domethënë të shndërrojë(në një farë mënyre) ujin në... verë. Miracle Machine e Kevin Boyer, një sommelier i njohur ndërkombëtarisht dhe e Philip James, CEO i Lot 18 wine club, është një pajisje për... kuzhinën tuaj. Pajisja përdorë teknologjinë moderne për të shndërruar ujin në verë (Sigurisht me ndihmën e koncentratit të rrushit. Se mos prisnit që... mrekullia të ndodh vetvetiu).

The-Miracle-Machine

Ju duhen vetëm tre ditë dhe ju do mund të prodhoni verën tuaj me ndihmën e Miracle Machine, duke ndjekur receta të ndryshme dhe duke parë të gjithë procesin përmes një aplikacioni të posaçëm në iPhone.

Së shpejti, Miracle Machine do të synojë financimin e projektit të tij nga Kickstarter, siç lexojmë edhe në faqen e krijuesve, në mënyrë që të mund të sigurojë parat që kërkohen për prodhimin e pajisjeve.

Për momentin, ndiqni videon që vijon për më shumë informacione për mënyrën sesi funksionon “mrekullia” e shndërrimit...

The Miracle Machine from The Miracle Machine on Vimeo.

0 Comment