BREAKING

0

Plumbi që gjithmonë gjen objektivin

Tashmë një tjetër nga fantazitë e kinemasë është realitet. DARPA ka arritur të krijojë një plumb i cili mund të ndryshojë drejtim edhe pasi të jetë shkrepur, në mënyrë që të mos e humbasë shënjestrën.

bullet-640x448

Programi i DARPA i quajtur EXACTO, akronim për Extreme Accuracy Tasked Ordnance realizoi këtë plumb të veçantë duke vendosur një sferë dhe një mekanizëm special që të korrigjojë gabimet minimale që bëjnë snajperat. Faktorë si era, pluhurat, shiu, etj. mund të rezultojnë në devijimin e një plumbi nga objektivi primar. Normalisht që teknologjia nuk është aq e sofistikuar sa plumbi të ndjekë shënjestrën kudo, por ndikon më së miri në një saktësi që e kalon saktësinë e çdo snajperi. Videoja më poshtë është një video demostruese nga DARPA.

0 Comment