BREAKING

0

Mënyra e duhur për të prerë saktë një tortë! E provuar skencërisht!

Ehh çfarë nuk mëson njeriu në ditët e sotme... A e dinit që mënyra e prerjes së një torte gjatë gjithë këtyre viteve (domethënë mënyra tradicionale që pret një pjesë trekëndore dhe lë pjesën tjetër) ka qenë e gabuar! Kjo ndodh sepse pjesa e mbetur  fillon e thahet, kështu që torta nuk është më aq e freskët...

Cila është mënyra e duhur? Sipas  Numberphile dhe... metodës"shkencore"që shpjegon nëpërmejt Youtube, mënyra e saktë është:

the-scientific-way-to-cut-a-cake-01

- Pri një rrip të gjatë nga mesi i tortës, siç mund ta shohësh edhe në foto. 

- Pasi e ke hequr copën e tortës, bashkoi dy pjesët e mbetura. Për të qëndruar të bashkuara mund të përdorësh një llastik.

the-scientific-way-to-cut-a-cake-02

- ...(hmm) bëhuni gati për të ngrënë copën e prerë! 

- Herën tjetër që do dëshironi të hani pak tortë, vazhdoni duke prerë një copër tjetër me të njëjtën mënyrë. 

 

the-scientific-way-to-cut-a-cake-03 the-scientific-way-to-cut-a-cake-04

 

Kjo metodë i lejon tortës që të ruajë formën si dhe nuk ekspozon pjesën e brendshme të saj duke e mbajtur të freskët.

Ju bëftë mirë!

http://www.youtube.com/watch?v=wBU9N35ZHIw

0 Comment