BREAKING

0

Google Now mposhtë Siri dhe Cortana në një test dijesh!

Nuk është hera e parë që artikuj dhe video krahasojnë ndihmësit zanor të sistemeve operative. Të shumta kanë qenë herët që Google Now, Siri dhe Cortana janë vendosur përballë, por  këtë herë Stone Mountain Consulting ka realizuar një test krahasues shumë të rëndësishëm, që përmban mbi... 3.000 pyetje. Prova lidhej me bazën e njohurive të secilit prej tyre dhe fitues i këtij testi u shpall Google Now. 

voice-google-siri-cortana-global-comparison-2-640x657

Më konkretisht, nga 3.086 pyetjet që u parashtruan ndihmësi zanor i Android ktheu vetëm 1.795 rezultate, i Apple në iOS 908 knowledge panels të ndryshme dhe Cortana e Micrososft 630.

Në këto "panele njohurie", që janë krijuar posaçërisht që të mund të përgjigjen në pyetje të caktuar, Google Now pati 88% sukses sa i përket saktësis në dhënien e një përgjigje të saktë, Siri 53% dhe Cortana 40%.

voice-google-siri-cortana-accuracy-comparison-21-640x657

Studimi u fokusua  në bazën e dijeve dhe jo në funksionet e tjera të ndihmësve zanor, si p.sh. caktimi i një takimi apo leximi i email-eve.

0 Comment